Telenews

Donjeta Sadiku grushton fort greken dhe siguron finalen – nesër përballet me rusen që garon për Serbinë –

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, ka siguruar finalen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, pas një paraqitjeje të fuqishme në gjysmëfinale.

Sadiku triumfoi ndaj grekes Sofia Legaki në kategorinë deri në 60 kilogramë, duke dominuar meçin nga fillimi deri në fund.

Boksierja kosovare e dërgoi kundërshtaren në numërim në raundin e parë dhe përsëri në të dytin, duke e konfirmuar epërsinë e saj në ring.

Në finale, e cila zhvillohet nesër, Sadiku do të përballet me serben Kristina Kuluhova, e cila siguroi gjithashtu fitoren në gjysmëfinalen e saj.

Kuluhova garon për Serbinë, ndërsa është me origjinë ruse.

Të ngajshme

Juventusi dhe Milani ndajnë pikët në ndeshjen e madhe G

Rrezarta Ramaj

Tragjedi: Tifozi i Fenerbahçes vdes gjatë ndeshjes –

KushtrimGuraj

Përplasje pas ndeshjes Rilindja–Arbëria, klubet japin versione të ndryshme

Yllka Gashi