Portieri i Paris Saint-Germain, Gianluigi Donnarumma, ka shprehur dëshirën për t’u transferuar në Manchester United gjatë këtij afati kalimtar veror, raporton gazetari Anil Kandola, shkruan Gazeta Sinjali.
Donnarumma, i njohur për paraqitjet mbresëlënëse me klubin dhe kombëtaren, si dhe fitues i Ligës së Kampionëve me PSG-në, duket i vendosur për një sfidë të re në Premier League.
Sipas raportimeve, klubi francez kërkon rreth 34.9 milionë dollarë për të liruar gardianin italian. Deri më tani, Manchester United po e shqyrton seriozisht këtë mundësi, ndërsa negociatat pritet të intensifikohen në ditët në vijim.
Një lëvizje e tillë mund të sjellë konkurrencë të drejtpërdrejtë në portën e “Djajve të Kuq”, të cilët aktualisht kanë në radhët e tyre André Onana si zgjedhje të parë.