Telenews

Dorëheqja e Aliut, Basha: E natyrshme të ketë pakënaqësi, e çmoj kontributin e tij

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka komentuar largimin e Liburn Aliut nga detyra e tij.

Ai tha se është e natyrshme që të ketë pakënaqësi, edhe unë kam pasur pakënaqësi me ministra, dhe kjo është pjesë e demokracisë.

“Lexova në media se ai dha dorëheqje për shkak të pakënaqësive lidhur me votimin tim. Nuk dua të komentoj shumë, por dua të theksoj se e çmoj kontributin e tij si aktivist në VV, po ashtu siç e vlerësoj kontributin e secilit tjetër. Respektoj gjithashtu punën që ka bërë si ministër. Është e natyrshme që të ketë pakënaqësi, edhe unë kam pasur pakënaqësi me ministra, dhe kjo është pjesë e demokracisë. Edhe në familje mund të ketë mospajtime, por më e rëndësishmja është të vazhdojmë rrugëtimin përpara,” tha Basha.

Të ngajshme

Prokuroria kërkon t’u vazhdohet paraburgimi Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Valjeta Turkaj

Gjendet pa shenja jete gjykatësi Avdullah Mecinaj

Valjeta Turkaj

SHSKUK jep detaje për rastin e fëmijës pesëvjeçar të kafshuar nga ujku në Brod të Shtërpcës

Valjeta Turkaj