Telenews

Dorëheqjet e policëve në veri, vetëm 80 pranohen, të tjerat në shqyrtim

Policia e Kosovës ua ka pranuar dorëheqjet 80 punonjësve nga komuniteti serb teksa të tjerat janë në shqyrtim.

“Referuar analizës së pakove të dorëheqjeve nga PK-ja dhe informacioneve zyrtare të pranuar nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) lidhur me rastet e hapura penale/apo administrative në proces, ka rezultuar se tetëdhjetë (80) zyrtarëve të përfshirë në listën e njoftimit të dorëheqjeve iu është pranuar dorëheqja. Ndaj të njëjtëve ka vazhduar procesi i njoftimit dhe lëshimi i vendimit mbi dorëheqjen” thuhet në njoftimin e policisë.

Siç bën të ditur policia nëpërmjet një kumtese procesi për pranimin e dorëheqjeve tjera është duke vazhduar sipas procedurave dhe afateve ligjore.

“Procesi i pakove të dorëheqjeve për punonjësit e tjerë është duke vazhduar sipas procedurave dhe afateve ligjore në fuqi, të njëjtat janë në proces të analizës dhe shqyrtimit, përderisa punonjësit e tjerë në proces, do të ftohen për kompletimin dhe vazhdimin e procedurave të mëtejme”.

Kujtojmë se në bojkotin që serbët i bënë institucioneve të Kosovës rreth 600 policë kanë dhënë dorëheqje.

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj