Telenews

Dorëhiqet ministri Mehaj, ky emër pritet ta zëvendësojë

Në qeverinë “Kurti” së shpejti do të ketë ndryshime. Ministri i deritashëm i Mbrojtjes Armend Mehaj do të zëvendësohet nga koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci.

Burimet e RTKlive thonë se për ministrin Mehaj ende nuk dihet nëse do të transferohet në ndonjë pozitë në institucionet e Kosovës, ose do të kthehet në vendin ku ka jetuar e punuar – në Norvegji.

Të njëjtat burime konfirmojnë se kryeministri Kurti ka pranuar dorëheqjen e ministrit Mehaj, i cili ka kërkuar lirimin nga detyra, teksa theksohet se ka ofruar dorëheqje për arsye familjare.

Kurse deri më tani ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga vet ministri Mehaj apo edhe kryeministri Kurti.

Të ngajshme

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj