Telenews

Dorëzohet sot padi në Prokurori kundër kryeparlamentarit Dimal Basha

Ditën e sotme dorëzohet kallëzim penal dhe padi në Prokurorinë Speciale, ndaj kryeparlamentarit të vendit, Dimal Basha.

Këtë do ta bëjë ish-ushtari i UÇK-së, Agim Pllashniku, përmes përfaqësuesit të tij ligjor, avokatit Gent Gjini.

Padia lidhet me pretendimet e Bashës për financimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga kartelët e drogës dhe për bashkautorësinë e tij për publikimin e këtyre pretendimeve në një revistë shkencore të një universiteti në ShBA.

Avokati po ashtu përmes një postimi në Facebook, bëri të ditur se në ora 13:20 do të dorëzohet kallëzimi penal dhe padia.

Të ngajshme

Horoskopi për të mërkurën, 10 Qershor 2026

Rrezarta Ramaj

Tre persona prangosen me asistencë të FBI-së, dyshohen për financim terrorizmi e shpëlarje parash në Kosovë

KushtrimGuraj

KQZ fillon verifikimin e pakove me fletëvotime nga diaspora

KushtrimGuraj