Telenews

Dosja e Prokurorisë: 37-vjeçari që kreu vetëvrasje la një letër me emrat e personave që e futën në fajde

 

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dorëzuar të enjten kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishitnë për të dyshuarit Skender dhe Albion Tasholli, të cilët dyshohen se shkaku i fajdeve e kanë shtyrë në vetëvrasje të riun në Graçanicë.

Ndërsa, për Ekrem Gashin si i dyshuar i tretë, kërkohet që të lëshohet urdhërarrest pasi i njëjti gjendet në arrati, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në kërkesën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se Skender Tasholli, Albion Tasholli dhe Ekrem Gashi, i kanë bërë presion të vazhdueshëm viktimës duke i kërkuar para me fajde, e që për shkak të presionit dhe kërcënimit të vazhdueshme, i riu B.S., më 14 maj ka kryer vetëvrasje.

“Ekziston dyshimi i bazuar se personat e dyshuar Skender Tasholli, Albion Tasholli dhe Ekrem Gashi në mënyrë të vazhdueshme i kanë bërë presion viktimës të kontrakton një shumë dukshëm jopropercionale të pasurisë në këmbim të shërbimit të personit tjetër duke e shfrytëzuar gjendjen e rendë financiare të personit të tillë, ku kanë kërkuar shuma të parave me fajde dhe për shkak të presionit dhe kërcënimeve ka shtyrë B.S të kryej aktin e vetëvrasjes”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë. Sipas Prokurorisë, viktima e kishte lënë një letër, në të cilën theksohet se personat e lartpërmendur e kishin futur në fajde.

“… si rezultat i veprimeve të pandehurve, i njëjti e ka lënë edhe një letër të shkruajtur me dorë ku thekson se të pandehurit e kanë shti në fajde”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

Me këto veprime, tre të pandehurit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Shtytje në vetëvrasje dhe ndihma në vetëvrasje” nga neni 177, paragrafi 1 të KPRK-së dhe “Fajdeja” nga neni 331, paragrafi 3 i KPRK-së.

Në arsyetimin e kësaj kërkese, thuhet se pas vlerësimit dhe analizimit të kallëzimit penal dhe provave të tjera materale, Prokuroria e sheh të arsyeshëm caktimin e masës së paraburgimit pasi që sipas tyre janë plotësuar të gjitha kushtet për aplikimin e kësaj mas

Të ngajshme

Paga e 13-të, koeficienti 120 euro dhe shtesat për fëmijë, çfarë parasheh buxheti 2027

Rrezarta Ramaj

Ministria e Arsimit shfuqizon vendimin e Këshillit Drejtues për zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Ferizajt

Rrezarta Ramaj

Ankimoi masën e ‘arrestit në shtëpi’, shtyhet për nesër seanca në Apelin e GJKKO-së për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni!

Rrezarta Ramaj