Telenews

Dr. Fazli Shala, kirurgu qe kreu operimin e rrallë në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, për herë të parë është kryer një operacion i rrallë, ku një pacientes 67 vjeçare, i është hequr masa tumorale, “Chordomes Sacrale”me dy qasje kirurgjike.

Operimin kirurgjikal e kreu ekipa e këtij spitali të udhëhequr nga Kirurgu i Spitalit të Pejës Dr. Fazli Shala.

Dr. Shala u shpreh që ky ishte një operim i rrallë dhe tejet sfidues por që në fund rezultojë i suksesshëm.

“Këto lloje operimesh janë tejet sfiduese, sidomos kur i praktikojmë për herë të parë, por me përkushtimin e anesteziologëve, stafit mbështetës të spitalit tonë në fund po shpërblehemi me rezultate pozitive” u shpreh Dr. Shala.

Qasje abdominale- barkore  gjatë se cilës lirohet masa e tumorit  nga indet e buta të legenit (nga pjesa përfundimtare e zorrës së trashë, nga enët e gjakut dhe peksusi nervor) dhe qasja sakrale ku resekohet parcialisht sakrumi me mase tumorale ne bllok, është procedura kirurgjikale që u aplikua në këtë operim.

Këto lloj operimesh shumicën e rasteve kryhen jashtë Kosovës dhe kanë kosto të madhe që bien barrë e shtuar mbi pacientin që duhet vet t’i mbulojë shpenzimet.

Të ngajshme

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj