Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, është shprehur se nuk e ka parë draft-propozimin e kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama për Asociacionin.
Në një intervistë për Euronews Albania, me gazetarin Thimi Samaraxhi, ajo u shpreh se nëj draft i tillë që është bërë pa koordinim me institucionet e Kosovës dhe nuk do të merret në konsideratë.
Gëvalla tha se komunikimi mes Prishtinës dhe Tiranës nuk ka nevojë të kalojë përmes Berlinit apo Parisit, duke iu referuar dorëzimit të draftit në kancelaritë perëndimore.
“Nuk e kam parë draftin, por pavarësisht se çfarë do të përmbante një draft i tillë i pakoordinuar me institucionet e Kosovës, nuk është një draft që do të trajtohet dhe do të merret në konsideratë”- tha ajo.