Telenews

DREJTORI I POLICISË: KA POLIC QË GJITHË VITIN I KA SHQIPTUAR VETËM 11 TIKETA NË TRAFIK

Mehmeti tregoi se gjendja në trafik është shumë e rëndë. Ai tha se ka pasur raste që kanë hasur në polic të trafikut, i cili për një vjet ka shqiptuar vetëm 11 tiketa.
“Ne e kemi pa që nime gjendja në trafik është shumë e rëndë. Policia është tu u mundu me bë të vetën por e keqja është që kemi hasur polic që për krejt një vjet në trafik i ka shkruar 11 tiketa. Ne mundemi me kuptu që një polic i patrollës për krejt vitin i shkrun 11 tiketa. Edhe mundemi me kuptu që një polic në hetime nuk shkruan kurrë një tiketë se se ka për detyrë. Por polici i trafikut e ka për detyrë me shkru tiketa. Nuk është e mundshme ajo me kalu dikush aty 200 orë para policit të trafikut, e ai me i mshel sytë edhe me than jo s’ka ndodh kurgjo. Na kemi kërku efikasitet. Edhe unë kam kërku efikasitetin edhe vazhdoj me e kërku. Edhe unë mendoj që polici i trafikut duhet me shkru tiketa”, tha Mehmeti.
Ai po ashtu tregoi një rast kur policët i kishin mbyllur sytë dhe nuk kishin ndaluar një veturë dhe një motor që po bënin vozitje të shpejt.
“Nëse dikush 20 herë i grah shpejt, 20 herë nuk tërhjeket vërejtja. Na po e shohim çfarë trafiku kemi. Unë në vikend isha te kryqi i Lipjanit edhe i pashë policët përpara një automjet edhe një motor me një vozitje jashtëzakonisht të rrezikshme. Normal që m’duhet me i nal ata policët edhe me iu than çka jeni tu bë, çka o kjo farë pune kështu. S’mundeni me i mshel sytë. Nuk mundesh ti me qenë polic i trafikut edhe për një vjet me i shkru veç 11 tiketa”, shtoi Mehmeti.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj