Shtetasi turk S.O., drejtor i VisaMetric është ndaluar dje për 48 orë si i dyshuar për veprën penale “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”. Ndaj tij prokuroria ka kërkuar nga gjykata kompetente caktimin e masës së paraburgimit.
Ditën e sotme është mbajtur seanca lidhur me masën e sigurisë dhe gjykata pritet të marrë një vendim.
Lajmin për përfundimin e seancës e ka konfirmuar për Reporteri.net, zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi si dhe tha se sot pritet të merret vendimi.
Gjykata Komerciale e Republikës së Kosovës ia kishte ndaluar kompanisë Visametric që t’ua merrte qytetarëve nga 30 euro për shërbimin postar të dërgimit të pasaportës. Edhe përkundër këtij vendimi, Visametric po vazhdonte të merrte shumën 30 euro.