Telenews

Drenas: Dasmorët rrahen mes vete në restorant, intervenon policia

Policisë së Kosovës iu desh të intervenonte në një aheng në Drenas, meqë gjatë dasmës, u rrahën mes vete disa persona të dy familjeve.

Ngjarja dyshohet se ndodhi të premten në mbrëmje, kur për motive ende të panjohura katër dasmorë janë kapur keq mes vete, transmeton Klankosova.tv.

Tre prej tyre pësuan lëndime trupore, për çka morën trajtim mjekësor në Drenas e QKUK, e më pas përfunduan në polici për të dëshmuar në lidhje me rastin.

Burimet e Sinjalit, nga prokuroria, thonë se dy prej të dyshuarve janë nga e njëjta familje dhe dy të tjerë nga një familje tjetër. Ata janë shoqëruar në stacion, ku janë intervistuar nga hetuesit policorë në lidhje me dy vepra penale “kanosje” dhe “lëndim i lehtë trupor”.

Prokurori i Shtetit ka marrë vendim që tre prej tyre të hetohen në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tjetër të ndalohet për 48 orë, për “kanosje”.

Të ngajshme

Daut Haradinaj: Mërgata në Gjermani e mobilizuar për zgjedhjet e 7 qershorit

Blearta

Abelard Tahiri: S’do të jem kandidat për deputet, por do ta mbështes PDK për fitore

Blearta

Ndërprerja e internetit nga regjimi iranian hyn në ditën e 72-të

Blearta