Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është arrestuar dje në Drenas, i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar bashkëshorten e tij.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, i njëjti ka kanosur edhe zyrtarët policorë, derisa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor e pas intervistimit ka shkuar tek familja e vajzërisë.
“Gllogoc 13.05.2022 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (pjesëtar i FSK-së) nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor e pas intervistimit ka shkuar tek familja e vajzërisë ndërsa i dyshuari duke mos i respektuar urdhëratë i ka kanosur zyrtarët policorë, me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.