Telenews

Drenasi, Prizreni e Suhareka drejt Prishtinës: Jemi të detyruar të protestojmë, po na dëmton qeveria

Kryetari i Drenasit, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova, ka thënë se 1 Shtatori do të duhej të ishte ditë feste për fillimin e procesit mësimor.

Meqenëse pas pak fillon protesta e komunave në Prishtinë, ai ka deklaruar se është detyruar të protestojë për shkak të dëmeve që, sipas tij, po u shkaktohen komunave nga niveli qendror.

Edhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, në “Fol me Arin”, ka thënë se komunat janë detyruar të protestojnë. Sipas tij, vetëm gjatë këtij viti, nivelit qendror i janë transferuar rreth 20 milionë euro nga komuna.

E i pari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se komuna po përballet me probleme të mëdha financiare.

Ai deklaroi se protesta e sotme po zhvillohet pasi, sipas tij, komunave u janë marrë kompetencat

Të ngajshme

Shtyhet seanca ndaj Endrit Nikës, kërkon ndërrimin e përkthyesit

Yllka Gashi

Protesta e komunave, Aliu-qeverisë: Mos e merrni atë që u takon qytetarëve

Yllka Gashi

Deputetët e PDK-së e Aleancës i bashkohen protestës në shesh

Yllka Gashi