Drenica ka bërë të ditur se ka dënuar lojtarin Shkëlzen Lushtaku me 400 euro, pasi përdori gjuhë raciste një javë më parë ndaj Elton Cales së Gjilanit.
Derisa ishte duke u zhvilluar ndeshja, Lushtaku dëgjohet në video duke i thënë Cales “magjup”.
Klubi nga Drenica, ka lëshuar një komunikatë për këtë, ku thotë se zyrtarët e Gjilanit dhe lojtari në fjalë nuk kanë bërë ankesë në ditën e ndeshjes, por një javë më pas.
Tutje, Drenica thotë se vetëm pas publikimit të videos, Gjilani vendosi të ankohet.
“Bordi i skuadrës, KF Drenica në mbledhjen e mbajtur me urgjencë ka administruar gjithë dokumentet nga ndeshja e mbyllur para një jave dhe ka parë se në protokollet e përmbyllura nuk k asnjë shënim mbi ndonjë ankesë nga lojtari dhe as nga zyrtarët e SC Gjilani, në protokollet e ndeshjes, çdo gjë është e përmbyllur në mënyrë të rregullt pa asnjë ankesë mbi çështje për të cilën një javë më pas, SC Gjilani lëshon një komunikatë që për një temë të ndjeshme si kjo mendojnë se për nga mënyra e reagimit vetëm pas media nxjerrë një fragment nga një acarim nervash në një duel sportiv dhe askund në ditën e ndeshjes dhe as në protokollet zyrtare, më shumë e dëmton kauzën kundër diskriminimit se sa që e ndihmon atë”, thuhet në reagim.
“Sigurisht duke besuar e qëndruar fort për kultivimin e vlerave më të larta sportive dhe njerëzore, Bordi i KF Drenicës ka vendosur të dënojë lojtarin në më shumë prej 400 euro për përdorim të papërshtatshëm gjuhe që bie ndesh me vlerat që klubi jonë kultivon”.
Komunikata e plotë:


