Drenica tha se i besojnë përvojës së Thaçit, e cila sipas tyre, do të shërbejë që klubi të arrij objektivin, kthimin në Superligë.
“Pas largimit të trajnerit Bylbyl Sokoli, drejtuesit e klubit kanë arritur që të zgjedhin trajnerin e ri që do t’i prijë ekipit në stinorin pranveror”.
“Arsim Thaçi, zyrtarisht ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit, dhe do të jetë kryetrajner i ri i skuadrës. Gjatë ditëve në vijim do të kemi edhe prezantimin zyrtar të trajnerit”, thuhet në njoftim.
Drenica mbeti pa trajner pasi e liroi nga detyra trajnerin Bylbyl Sokoli, pas zyrtarizimit të këtij të fundit se është në listën e kandidatëve për deputetë nga VV-ja.