Telenews

DRENICA TRIUMFON NDAJ ULPIANËS NË SKËNDERAJ

Drenica është rikthyer te fitoret pas tri ndeshjeve negative, duke mposhtur Ulpianën me rezultat 3-1.
Kuqezinjtë nga Skenderaj kanë marrë tri pikë të arta në luftën për mbijetesë.
Vetëm pas 23 minutave lojë, vendasit kaluan në epërsi kur realizoi Osman Mëziu pas asistimit nga Armend Abazi për 1-0.
Përkundër rasteve të mira të vendasve, në pjesën e parë gola më nuk pati dhe dy skuadrat shkuan në pushim prej 15 minutave.

Me të filluar pjesa e dytë, kuqezinjtë shënuan golin e dytë dhe të sigurisë në këtë takim.
Ishte sulmuesi Armend Abazi që u gjend bukur në zonë për ta ngritur epërsinë në 2-0.
Abazi nuk u ndal dhe realizoi edhe në minutën e 63-të golin e dytë personal dhe të tretin për drenicasit.
Krejt çfarë bëri skuadra mysafire ishte goli i nderit i shënuar nga Ahmeti në minutën e 88-të për rezultatin përfundimtar 3-1.
Me këto tri pikë, Drenica ngritët në pozitën e shtatë në tabelë me 39 pikë të tubuara, derisa Ulpiana mbetet në pozitën e parafundit me 24 pikë.

Të ngajshme

Atalanta mposht Romën, siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve

KushtrimGuraj

Ancelotti kontakton dy yjet e mëdha të Brazilit

KushtrimGuraj

Oltion Bilalli reagon për herë të parë pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore: “ELHAMDULILAH, do të kthehem më i fortë!”

Donat Hashani