Drenusha Latifi është banorja e cila iu bashkua ‘Big Brother VIP Kosova’ që nga nata e parë.
Ajo sonte si asnjëherë me parë ka hapur zemrën me vëllain e madh duke i rrëfyer disa nga vështirësitë e jetës, shkruan telenews.
Momentet e rënda Drenusha i kaloi edhe me vdekjen e babain që ishte vetëm 12 vite.
“Jam fëmija i parë, pasi babai im shumë vite s’ka pas fëmijë, dhe dashnia e tij nuk me ka mungu asnjëherë, dhe vdekjen e tij ende nuk mundem me pranu se isha shumë e lidhur më të” ishin fjalët e Drenushës.