Telenews

Dreshaj: Asnjë shtëpi nuk mund të mbahet pa miq, e le më një shtet, u prishëm me Amerikën, Evropën e me NATO-n, ku do të kërkojmë miq?

Izraeli ka qenë vendi i fundit që ka njohur Pavarësinë e Kosovës si marrëveshje që erdhi nga ujdia e Uashingtonit.

Për gati 4 vjet kur diplomacia kosovare udhëhiqet nga Donika Gërvalla Schwarz, kaq janë bërë edhe nga njohja e fundit që ka marrë Kosova nga një shtet.

Deputeti Shemsedin Dreshaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për deklaratën e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, lidhur me rekomandimin e mundshëm për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, thotë se deklaratat që jepen para kohe, janë në dëm të vendit.

“Është mirë që njeriu të mos bëjë hop pa kapërcyer gardhin, mendoj që deklaratat e parakohshme jo vetëm që nuk i shërbejnë vendit, por i dëmtojnë edhe iniciativat nëse kanë qenë të mira për vendin, mendoj se deklarata e zotrit Bislimit ka qenë e ngutshme dhe fryti ka me qenë i dëmshëm, jo që nuk ka mbërri diçka të mirë, por nuk do të mbërrijë kurrë diçka të mirë kjo,” ka thënë Dreshaj në “FIVE”.

Teksa sa i përket sanksioneve, Dreshaj thotë se qeveria Kurti është emëruar për të zgjedhur porblemet e mëdha, por, sipas tij,ka dështim në segmentin ndërkombëtar dhe atë lokal.

“Situatë që ne kemi sjellë vetit me Bashkësinë Evropiane, në raport me sanksionet, është vërtet për t’u dhimbsur qytetari i Kosovës, për shkak se qeverisja aktuale me 51% është nominuar e emëruar për me zgjidh problem të mëdhaja, për me u dakordu me miqtë tanë me të cilët e kemi shpallë pavarësinë dhe me i shty proceset e mëdha përpara, fatkeqësisht ne kemi dështim në segnmentin ndërkombëtar dhe lokal, në segmentin ndërkombëtar praktikisht nga qeverisja Hoti kur u bë pranimi nga ana e Izraelit për Kosovën, ne nuk kemi asnjë njohje tjetër, aq më pak ne kemi relicion në raport me marrëdhëniet ndërkombëtare,” tha Dreshaj.

Ndërsa “politikat e qeverisjeve”, sipas deputetit, i pasojnë “të vegjlit”.

“Fërkimet dhe mosmarrëveshjet me politikëbërësit çdoherë rezultojnë me ndëshkimin e të voglit, asnjë shpi nuk mund të mbahet pa miq, e le më një shtet, miqtë tanë duhet ta pyesin vetën dhe së bashku me këtë qeveri ku i kemi, u prishëm me Amerikën, u prishëm me Evropën, u prishëm me NATO-n, ku do të kërkojmë miq? Nga Rusia? Nga shtetet e pavarura? Nga Afrika apo nga Serbia që po bëjnë dialogim? Kjo nuk është në rregull, është një politikë jo mirë e orientuar, pa qëllim të ofendimit të asnjë sektori politik uroj që të vetëdijesohemi sa më shpejt që ta orientojmë bigën andej ku duhet,” ka thënë Dreshaj në TV Dukagjini.

source

Të ngajshme

Gërvalla: Sundimi i ligjit është shtylla që e mban shtetin në këmbë

Rrezarta Ramaj

Masa e sigurisë për Erion Veliajn, Kushtetuesja e kthen për gjykim në Gjykatën e Lartë

Rrezarta Ramaj

Vështirësohet qasja në e-Kosova, qytetarët raportojnë problemet

Rrezarta Ramaj