Telenews

Drita fiton thellë ndaj Ulpianës dhe e mbyll si nën-kampione

Drita e ka mbyllur me fitore të thellë edicionin 2021/2022 në BKT Superligën e Kosovës, pasi triumfoi 5-0 ndaj Ulpianës.
Pas vetëm shtatë minutash lojë, gjilanasit kaluan në epërsi me anë të Astrit Fazliut,
Tre minuta më vonë, Ardit Tahiri realizoi për 2-0, duke e bërë ndeshjen edhe më të lehtë.
Në 45 minutat e dytë, Drita ishte edhe më e pamëshirshme, duke shënuar edhe tre gola të tjerë.
Tahiri ishte sërish në listën e golashënuesve, pasi realizoi për 3-0 në minutën e 66-të.
Për 4-0 u përkujdes Duienit Isufi (82’), e ndeshje për 5-0 e përmbylli Almir Ajzeraj.
Drita e mbyllë këtë edicion si nënkampion me 64 pikë, ndërsa Ulpiana tashmë që ka rënë në Ligën e Parë, grumbulloi 27 sosh.

Të ngajshme

Zyrtare: Patrick Vieria trajner i Kombëtares së Senegalit

Yllka Gashi

Jose Mourinho zyrtarisht prezantohet te Real Madridi

Yllka Gashi

Muric dhe Vojvoda në 11-shën më të mirë të Kupës së Italisë

Yllka Gashi