Drita sot pret në shtëpi Kopenhagën në kuadër të rrethit të dytë kualifikues për Ligën e Kampionëve.
Kampionit të Kosovës i duhet të zhvlerësojë fitoren 2:0 të danezëve nga ndeshja e parë.
Tashmë kanë dalë formacionet e të dyja skuadrave, ku Drita e nis me një strukturë 4-2-3-1, me Malokun në portë, Ovoukën, Bejtullahin, Mesën dhe Krasniqin në mbrojtje, Brojën dhe Dabiqajn në mesfushë, Ajzerajn, Krasniqin dhe Balajn në mbështetje të Arb Manajt në fazën ofensive.