Telenews

DRITA ME FITORE RUTINORE NDAJ FERONIKELIT

Ashtu siç është pritur, Drita ka shënuar fitore ndaj Feronikelit në javën e 28-të në Superligën e Kosovës.
Ndeshja e zhvilluar sot në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit ka përfunduar me rezultatin 5:0.

Marko Simonovski shënoi dy herë për “Intelektualët” në minutat 12 dhe 27, kurse nga një gol e shënuan Almir Kryeziu (25’),Hamdi Namani (34’) dhe Muharrem Jashari (70′).
Drita pas kësaj fitore ka 52 pikë dhe tani pozicionohet e dyta në tabelë, por me pikë të njëjta me Gjilanin e vendit të tretë.

Kurse, Feronikeli mbetet i fundit me 12 pikë.

Të ngajshme

Një tjetër gol drejt historisë, Ronaldo i afrohet shifrës së 1.000 realizimeve –

KushtrimGuraj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj

Messi: Dua të kujtohem si sportist që luftoi gjithmonë për ëndrrat e tij –

KushtrimGuraj