Telenews

Drogë, armë dhe municion ushtarak, arrestohen dy vëllezërit në Lezhë, kishin fshehur në dy banesa

Finalizohet operacioni policor i koduar “Hideout”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.

Gjenden të fshehura në 2 banesa në fshatin Skuraj dhe sekuestrohen: rreth 10 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri pushkë, 85 kapsolla detonatore, 2 armë gjahu dhe municion luftarak.

Vihen në pranga 2 vëllezërit që i posedonin.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe me Komisariatin e Policisë Kurbin, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast në fushën e narkotikëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Hideout”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Arben Frati, 46 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin Skuraj, Kurbin, u gjetën 9 kilogramë e 810 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe 1 armë gjahu, që ky shtetas e posedonte pa leje;

Levend Frati, 52 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin në fshatin Skuraj, Kurbin, u gjetën 1 armë zjarri pushkë, 85 kapsolla detonatore, 1 armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak, të cilat ky shtetas i posedonte pa leje.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtyre dy shtetasve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Të ngajshme

Gjashtë persona të kërkuar ndërkombëtarisht sot ekstradohen nga Dubai

Rrezarta Ramaj

FIFA ndryshon ceremoninë para ndeshjeve të Botërorit 2026, himnet do të intonohen ndryshe

Rrezarta Ramaj

Rreth 8 mijë maturantë kanë aplikuar deri tani për testin e maturës shtetërore

Rrezarta Ramaj