Kompania turke Baykar, e cila prodhon dronët Bayraktar, planifikon të përfundojë ndërtimin e fabrikës së saj në Ukrainë për dy vjet, ka thënë drejtori i përgjithshëm i saj, Haluk Bayraktar.
Dronët Bayraktar u bënë të famshëm gjatë luftës në Ukrainë, pasi iu dhanë Ukrainës dhe luajtën një rol të rëndësishëm në mbrojtjen kundër mjeteve të blinduara ruse dhe sistemeve anti-ajrore.
Para se të niste pushtimi më 24 shkurt, Turqia dhe Ukraina kishin nënshkruar një marrëveshje që parashikonte ndërtimin e fabrikës për ndërtimin e dronëve.
Në një intervistë për BBC, Haluk Bayraktar tha se ndërtimi i fabrikës ishte ngrirë përkohësisht, por se kjo fabrikë do të ndërtohet brenda dy viteve.

