Telenews

Droni ‘Bayraktar’ i blerë me fonde nga populli i Lituanisë pritet të dërgohet në Ukrainë

Një dron ‘Bayraktar’ TB2 i prodhuar nga Turqia, i blerë nga Lituania për Ukrainën pas një fushate popullore financimi, pritet të dërgohet në Kiev në orët e ardhshme.

“Vanagas” (që do të thotë “Skifteri” në lituanisht), së bashku me municionet, mbërritën në vendin baltik të hënën, shkroi në Twitter ministri i Mbrojtjes i vendit, Arvydas Anušauskas.

Pas një prezantimi për shtyp të mërkurën, Anušauskas shtoi se droni do të transferohej në Ukrainë së shpejti.

“Orët e fundit të dronit Bayraktar “Vanagas” në Lituani. Shumë shpejt do të dorëzohet në Ukrainë”, shkroi ai në Twitter.

Fushata e mbledhjes së fondeve muajin e kaluar arriti të siguronte rreth 6 milionë euro (6.11 milionë dollarë) për të blerë dronin.

Blerja u organizua nga Ministria e Mbrojtjes e Lituanisë, por ajo thotë se pasi mësoi se po blihej përmes fondeve popullore prodhuesi e dha dronin falas.

“Qytetarët e Lituanisë mblodhën fonde për këtë dron, por të frymëzuar nga ideja, kompania turke ‘Baykar’, prodhuesi i ‘Bayraktar’, vendosi ta dhurojë atë”, tha Ministria e Mbrojtjes e Lituanisë në një deklaratë.

Të ngajshme

Shijoni Ramazanin me ofertën e veçantë të KonSoni: 30 vezë për 2.90€

Valjeta Turkaj

Orët vendimtare: Zgjedhje e presidentit apo zgjedhje të reja

Valjeta Turkaj

Gara shpejtësie në rrugën Pejë–Prishtinë, ndëshkohen dy shoferë me 500 €

Valjeta Turkaj