Telenews

Dua Lipa bëhet artistja e parë femër që arrin një tjetër rekord në Spotify

Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa është një ndër emrat më të njohur dhe më të suksesshëm të muzikës në botë.

Sukseset e saj shtohen çdo ditë e më shumë dhe një të tillë e ka arritur edhe së fundmi me albumin “Future Nostalgia”.

Albumi “Future Nostalgia (The Moonlight Edition)” ka tejkaluar 10.5 miliardë transmetime në Spotify.

Kjo e bën albumin e parë të një artisteje femër që më së shpejti ka arritur këtë rekord.

Britney Spears po punon për një album të ri, paralajmërohet edhe një bashkëpunim i mundshëm me Dua Lipën

Kjo gjithashtu e bën Duan këngëtaren e parë femër që ka dy albume të arrijnë këtë moment historik në karrierën e saj.

Këtë arritje, ylli 27-vjeçar nga Kosova e ka ndarë edhe me mbi 88 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Ndërkohë, aktualisht Lipa ka qëndruar larg vëmendje duke punuar në projekte të reja, së fundmi artistja ka njoftuar bashkëpunimi me “Versace” për një koleksion të ri rrobash për femra.

Të ngajshme

Nuk durohet pa e thumbuar, Santiana me poza të nxehta ka një porosi për Patrisin (Foto)

Donat Hashani

Banorët në Prishtinë ankohen për nisjen e një mbindërtimi nga Juliana Nura – ajo i mohon pretendimet

Valjeta Turkaj

Lady Gaga anulon koncertin në Miami pak minuta para fillimit: Më vjen shumë, shumë keq

Valjeta Turkaj