Telenews

Dua Lipa dhe Callum Turner publikojnë fotografi nga pushimet verore në Itali – çifti i fejuar po e shijojnë në maksimum kohën së bashku

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, dhe aktori britanik Callum Turner, janë fotografuar tejet të dashuruar gjatë pushimeve të tyre romantike në bregdetin magjepsës të Amalfit.

Çifti, që tashmë ka zyrtarizuar fejesën e tyre, nuk i kursente momentet e përzemërta, teksa ndanin një puthje pasionante nën rrezet e diellit, shkruan DailyMail.

Dua, 29 vjeç, tregoi linjat e saj trupore në një bikini të vogël me pika bardh e zi, ndërsa flokët e saj të gjata dhe të zeza ishin të lagura nga freskimi në detin kristalor.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Nga ana tjetër, Callum, 35 vjeç, u pa me trup të djegur nga dielli dhe veshur me rroba banje portokalli të ndezura.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare do të mbushë 30 vjeç në gusht dhe për herë të parë ka folur publikisht për emocionet pas fejesës.

Foto: Dua Lipa/Instagram

“Po, jemi të fejuar. Është shumë emocionuese”, tha ajo në një intervistë për British Vogue, ku pozoi për kopertinën e revistës me një veshje delikate rozë që i vinte në pah figurën.

Në të njëjtën intervistë, Dua foli edhe për dëshirën për të pasur fëmijë, por shprehu edhe shqetësimet për mënyrën se si kjo do të përputhej me karrierën e saj të ngjeshur.

Foto: Dua Lipa/Instagram

“Do të doja të kisha fëmijë një ditë, por gjithmonë e kam pyetur veten: kur do të ishte momenti i duhur? Si do të funksiononte me turnetë e mia dhe sa gjatë do të më duhej të mungoja? Mendoj se është diçka që thjesht do të ndodhë kur të vijë koha. E dua fëmijët, por të rritësh një fëmijë kërkon shumë më shumë se vetëm dashuri për ta”.

Dua u shpreh gjithashtu se ende nuk ka filluar të planifikojë martesën, por ka nisur të mendojë për fustanin e nusërisë. “Nuk kam qenë ndonjëherë tipi që ëndërron për martesën, por tani po mendoj: ‘Çfarë do të vesh?’,” tha ajo. Ajo shtoi se dëshiron ta përfundojë turneun dhe që Callum të mbarojë xhirimet para se të organizojnë dasmën.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Dua dhe Callum filluan lidhjen në fillim të vitit 2024 dhe, sipas raportimeve, u fejuan gjatë festave të fundvitit. Ajo është parë shpesh me një unazë diamanti që shkëlqen në gishtin e saj.

Çifti rrëfeu se kanë pasur “shumë momente të tipit Sliding Doors”, ku ishin në të njëjtin vend në të njëjtën kohë pa e ditur.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Ata u prezantuan për herë të parë në River Cafe në Londër, ndërsa një vit më vonë u takuan rastësisht sërish në një darkë në Los Angeles. “Mendova: ‘Ah, ky është ai tipi i pashëm nga River Cafe’,” kujton Dua me buzëqeshje.

Gjatë bisedës së parë, zbuluan se të dy po lexonin të njëjtën novelë: Trust nga Hernan Diaz. Pyetur nëse beson se ishin të destinuar për njëri-tjetrin, Dua tha: “Një mijë për qind, po”.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Përpara se të bënte publike lidhjen me Callum, Dua kishte rrëfyer në intervistën për Apple Music 1 me Zane Lowe se kishte kaluar nëpër lidhje që e kishin lënduar dhe i kishin cenuar vetëbesimin.

“Në marrëdhënie, më është dashur të rritem dhe të fal veten për të ecur përpara. Kam mësuar se çfarë më lëndon, çfarë pres dhe çfarë duhet të jap. Kjo lidhet me shkëmbimin e ndjeshmërisë”.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Ajo shtoi: “Kam qenë në marrëdhënie ku jam ndjerë si e pamjaftueshme dhe më është dashur ta rigjej vetëbesimin tim. Tani e di çfarë nuk pranoj më. Nuk ka të bëjë vetëm me personin e duhur, por me marrëdhënien e duhur”.

Të ngajshme

Pamje nga festa e ditëlindjes së Lelës (Foto)

Donat Hashani

Detaje interesante nga aktakuza e Prokurorisë kundër Feros

Donat Hashani

Egli Tako merr këtë vendim (Foto)

Donat Hashani