Telenews

Dua Lipa e pandalshme, shënon suksesin e radhës

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, do t’i bashkohet kastit të filmit të ri “Peaked”, xhirimet e të cilit pritet të fillojnë muajin tjetër.

Filmi, i prodhuar nga A24, do të drejtohet nga Molly Gordon, e cila ka bashkë-shkruar edhe skenarin me Ali Levitan. Ngjarja përqendrohet te dy gra që, gjatë viteve të shkollës, kishin fituar një reputacion të keq midis shoqeve të klasës.

Një dekadë pas diplomimit, ato përpiqen të rikthejnë periudhën e tyre të popullaritetit gjatë një ribashkimi.

Në kast përfshihen edhe Emma Mackie, Connor Story, Gabby Windey, Laura Dern, Simone Ashley, Levon Hawke, Amy Sedaris, Alex Konsani dhe Emile Wakeim.

Të ngajshme

Afërdita Demaku sot ka ditëlindjen,ja ku po e feston

Blearta

Tayna: Kjo grua më është bërë inspirim, kur të rritem dua të bëhem si Moza

Valjeta Turkaj

Ana në lidhje të re pas ndarjes nga Kevini? Veprimi i modeles ngre dyshime

Valjeta Turkaj