Telenews

Dua Lipa nuk harron traditën shqiptare, kërcen me gotë mbi kokë në pushimet në Ibiza

Dua Lipa ka nisur festimet e hershme të ditëlindjes së saj të 30-të, me disa ditë në Ibiza, Spanjë, e rrethuar nga miqtë dhe të afërmit më të ngushtë.

Artistja shqiptare me famë botërore ka publikuar pamje nga atmosfera festive, ku shihet duke kërcyer dhe shijuar muzikën spanjolle në një festë plot ngjyra dhe energji.

E veshur me stil dhe e rrethuar nga njerëzit e saj të dashur, Dua nuk iu rezistoi ritmeve, teksa vallëzimi i vinte krejt natyrshëm. Ajo rrezatonte sharm dhe vetëbesim, duke u kthyer në qendër të vëmendjes në çdo lëvizje.

 

Një nga momentet më të veçanta që ajo ndau me ndjekësit ishte vallëzimi me gotë mbi kokë – një zakon i njohur në dasmat shqiptare.

Në njërën nga videot, ajo shihet duke kërcyer me hijeshi, me një gotë të mbushur mbi kokë që nuk lëviz asnjë centimetër, edhe pse lëvizjet e saj janë plot dinamizëm.

Ky detaj i ka emocionuar fansat, pasi risjell një moment tjetër të ngjashëm nga e kaluara, kur Dua ishte parë duke kërcyer me gotë mbi kokë, por atëherë nën ritmet e muzikës tradicionale shqiptare.

Përmes këtij vallëzimi simbolik dhe pranisë së miqve të ngushtë, Dua Lipa feston një kapitull të ri të jetës.

Të ngajshme

Hailey Bieber tërhoqi vëmendjen gjatë një darke me mikeshat e saj Kylie-n dhe Bella-n

Valjeta Turkaj

Pas urdhër-arrestit ndërkombëtar, vjen reagimi i Arbenita Ismajlit

KushtrimGuraj

Mungesa e këngëve të reja, Gjesti: Nuk do të dorëzohem kurrë derisa drejtësia të gjejë vendin e vet

KushtrimGuraj