Telenews

Dua Lipa rrëmben fronin e Taylor Swift: Shpallet artistja më e dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2024

dua-lipa-rremben-fronin-e-taylor-swift:-shpallet-artistja-me-e-degjuar-ne-mbreterine-e-bashkuar-per-vitin-2024

Ka ndodhur një ndryshim i madh në fronin e transmetimeve muzikore në Mbretërinë e Bashkuar.

Dua Lipa ka mposhtur në mënyrë të jashtëzakonshme Taylor Swift, duke u shpallur artistja më e transmetuar në radio, televizion dhe hapësira publike në Britani për vitin 2024, dhe duke përfunduar dominimin trevjeçar të Ed Sheeran në vendin e parë, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 29-vjeçare, e njohur për hitet si “Dance The Night” dhe “Levitating”, ka kaluar në krye të listës duke lënë pas këngëtarin e “Shape of You”, Ed Sheeran, i cili këtë vit renditet në vendin e tretë, ndërsa Taylor Swift mban pozitën e dytë.

Dua kishte arritur më parë të kryesonte këtë listë edhe në vitin 2020, sipas të dhënave të përpiluara nga kompania britanike e licencimit të muzikës Phonographic Performance Limited (PPL).

Në një reagim për këtë arritje, Dua Lipa u shpreh: “Është një nder i madh të shpallem artistja më e transmetuar në Mbretërinë e Bashkuar për herë të dytë. Viti 2024 ishte i jashtëzakonshëm dhe jam thellësisht mirënjohëse për gjithë ata që kanë përkrahur muzikën time në radio, televizion dhe ambiente publike në të gjithë vendin”.

Hiti i saj i vitit 2018, “One Kiss” në bashkëpunim me Calvin Harris, mbetet kënga e saj më e transmetuar, me një mesatare prej 55 transmetimesh në ditë.

Në total, këngët e saj janë transmetuar rreth 400 herë në ditë në të gjithë Britaninë gjatë vitit të kaluar, sipas të dhënave të PPL.

Dua, e cila ishte kryeartiste në festivalin Glastonbury pas publikimit të albumit të saj të tretë “Radical Optimism”, është gjithashtu personi më i ri në listën Sunday Times “40 Nën 40” të më të pasurve për vitin 2024

Kënga e saj “Houdini”, e publikuar në 2024 dhe që arriti vendin e dytë në toplistën britanike, ishte një nga këngët më të transmetuara të vitit, duke u renditur e gjashta në total.

Artistët britanikë përbënin 70 për qind të këngëve më të transmetuara sipas PPL, me emra të rinj si Myles Smith që iu bashkuan emrave të njohur si Coldplay dhe Sir Elton John në top 10.

Ndër artistët e tjerë të përfshirë në listë janë edhe Calvin Harris, Ariana Grande, Becky Hill dhe Harry Styles.

Ndërkohë, kënga “Stick Season” e Noah Kahan u shpall kënga individuale më e transmetuar e vitit.

Peter Leathem, drejtori ekzekutiv i PPL, tha: “Urime edhe një herë për Dua Lipën që kryeson listën tonë të artistëve më të transmetuar, dhe për Noah Kahan për këngën më të transmetuar të vitit”.

Ai shtoi: “Artistët britanikë vazhdojnë të performojnë jashtëzakonisht mirë, duke përbërë 70 për qind të dhjetë pozicioneve të para – dëshmi e fuqisë së tyre në radio, televizione, biznese dhe ambiente publike në gjithë vendin. Po ashtu është inkurajuese të shohim talente të reja britanike, si Myles Smith, të zënë vend ndër më të transmetuarit – kjo tregon se muzika britanike ka të ardhme të ndritur”.

Të ngajshme

Enca ndez rrjetin me poza ‘të nxehta’ nga pishina në prag të verës

KushtrimGuraj

Kostumi që artisti Nemo veshi në finalen e Eurovisionit ishte bërë nga 55,000 kristale

KushtrimGuraj

Vazhdon drama jashtë “Ferma VIP”: Limi tradhton Albën, ajo reagon live në emision

Valjeta Turkaj