Telenews

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj të radhës në Bogota

dua-lipa-shkelqen-me-paraqitjen-e-saj-te-radhes-ne-bogota

Dua Lipa dukej mahnitëse teksa doli në skenë të dielën në Bogota, Kolumbi në ‘Parque Salitre Mágico’ për të interpretuar koncertin e radhës në kuadër të turneut të saj “Future Nostalgia”.

Lipa, 27 vjeçe, u shoqërua nga kërcimtarë teksa performonte në skenë me një kostum ngjyrë blu të oqeanit, shkruan DailyMail.

Artistja e lindur në Londër performoi me një gamë vallëtarësh në shfaqjen e saj energjike në mbështetje të albumit të saj të dytë.

Këngëtarja shqiptare më parë publikoi në Instagram të dielën një sërë imazhesh teksa pushonte në kryeqytetin kolumbian përpara koncertit.

Interpretuesja e hitit “New Rules” ndau me afro 87 milionë ndjekësit e saj një fotografi teksa kishte veshur një fustan ngjyrë kafe me geta të zeza.

Ajo shkroi në mbishkrimin e fotografisë në spanjisht: “Ne jemi gati Bogota! E gëzuar që jam këtu me ju! Shihemi sonte!”.

Artistja e hitit “Levitating” dukej se po e shijonte ndalesën e koncertit në Amerikën e Jugut, pasi ajo u pa duke pirë kokteje dhe duke nënshkruar autografe për fansat gjatë turneut. Ajo publikoi gjithashtu një pamje të shfaqjes vizualisht stimuluese të fishekzjarrëve të përdorur si shfaqje përmbyllëse për koncertin e saj.

Ajo do të këndojë më 21 shtator në Mexico City në ‘Foro Sol’, e ndjekur nga një shfaqje tjetër më 23 shtator në ‘Estadio Banorte’ në Monterrey, Meksikë.

Turneu i saj zgjat deri në vjeshtë, duke përfunduar më 16 nëntor në Perth, Australi.

Të ngajshme

Jennifer Lopez rrëzohet në skenë, por vazhdon performancën pa ndërprerje

Valjeta Turkaj

Viktima në Gjakovë është xhaxhai i ish-banores së Big Brother-it, Elijona Binakaj

Valjeta Turkaj

Oscars përfundoi, por kush u vesh më bukur?

Valjeta Turkaj