Telenews

Dueli i dy gjigantëve anglezë, formacionet zyrtare: Arsenal – Manchester City

dueli-i-dy-gjiganteve-angleze,-formacionet-zyrtare:-arsenal-–-manchester-city

Arsenali dhe Manchester City do të takohen me fillim nga ora 17:30 në kuadër të derbit të xhiros së 24-të në elitën e futbollit anglez.

Kjo ndeshje do të jetë e rëndësishme për ‘Topçinjtë’, pasi me një fitore do të vazhdonin presionin mbi liderin e tabelës Liverpoolin.

Manchester City në anën tjetër pasi kishte fituar 12 ndeshje radhazi në kampionat ndaj Arsenalit mes 2017 dhe 2023, tashmë janë pa fitore në tri përballjet e fundit mes tyre (dy humbje, një barazim).

Kujtojmë se Arsenali është i pamposhtur në 13 ndeshjet e fundit në Ligën Premier dhe ka grumbulluar më së shumti pikë në krahasim me ekipet tjera që nga java e 11-të e tutje.

Tek Arsenali në portë rikthehet David Raya, teksa në mbrojtje Saliba do të jetë partner i Gabriel ndërsa pikë referimi në sulm do të jetë Kai Havertz.

Guardiola në anën tjetër ka vendosur në fushë një formacion tejet ofanziv me emra si Savinho, Marmoush, Foden, Haaland që të gjithë nga minuta e parë.

Formacionet zyrtare:

Arsenal: Raya, Timber, Saliba, Gabriel, Lewis-Skelly, Rice, Partey, Odegaard, Martinelli, Trossard, Havertz.

Manchester City: Ortega, Nunes, Stones, Akanji, Gvardiol, Kovacic, Bernardo (C), Savinho, Marmoush, Foden, Haaland.

Të ngajshme

Arsenali akuzohet se është ‘përgjegjës’ për luftën mizore në Republikën Demokratike të Kongos

KushtrimGuraj

Zyrtare: Marcus Rashford bëhet pjesë e Aston Villës

KushtrimGuraj

𝗞𝗼𝗺𝘂𝗻𝗶𝗸𝗮𝘁𝗲̈ 𝗭𝘆𝗿𝘁𝗮𝗿𝗲: 𝗚𝗲𝗻𝘁𝗿𝗶𝘁 𝗧𝗮𝗹𝗹𝗮 𝗽𝗲̈𝗿𝗳𝗼𝗿𝗰𝗼𝗻 𝗟𝗹𝗮𝗽𝗶𝗻

KushtrimGuraj