Telenews

Dueli i shumëpritur i të pamposhturve Usyk-Fury caktohet për 17 shkurt

 

 

Dy gjigantët e boksit botëror, Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk, pritet të ndeshen më 17 shkurt në Riad të Arabisë Saudite.

35-vjeçari britanik do të përballet me 36-vjeçarin ukrainas pas një sërë negociatash të mundimshme për zhvillimin eventual të këtij meçi.

Fillimisht kontratat ishin nënshkruar në shtator për datën 23 dhjetor, mirëpo kjo nuk ishte realizuar, deri kur organizatorët e kësaj përballjeje tashmë e kanë konfirmuar vendin dhe datën.

Përderisa Fury është kampion në WBC, ukrainasi mban titujt WBA, WBO, IBF dhe IBO, teksa të dy kanë bilanc pa humbje./Telenews/

Të ngajshme

Dorëhiqet kryeministri i Lituanisë pas presionit për lidhjet biznesore me kunatën e tij

Valjeta Turkaj

Lamine Yamal shënon dy golat e parë me fanellën numër 10 te Barcelona

Valjeta Turkaj

Arrest me burg ndaj të dyshuarit për vrasjen e 52-vjeçares në Pogradec

Valjeta Turkaj