Telenews

‘Duhet me vra ketë qen’, komenti ndaj Gazmend Muhaxherit i kushton me burg një qytetareje

Një koment i shkruar në vitin 2020 ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, i ka kushtuar me dënim me burg me kusht prej 3 muajsh qytetares V.A. E njëjta nuk do të shkojë në vuajtje të dënimit nëse brenda afatit 1 vjeçar nuk e përsërit veprën penale.
“Duhet me e vra këtë qen”, ka qenë komenti problematik i qytetares ndaj kryetarit Muhaxheri, për të cilin shteti është vënë në veprim.
Dosja e prokurorisë, siç raporton Kallxo.com, thotë se kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri është ndjerë i frikësuar nga ky koment, duke u ndjere i shqetësuar se në të vërtet do t’i ndodhë diçka e keqe nga e akuzuara.
E akuzuara V. A. e ka pranuar fajësinë për këtë  vepër penale, ku ka shtuar se i vjen keq për veprimet e saj dhe është penduar për këto veprime.Aktgjykimi është nxjerrë nga gjyqtari Murat Hulaj, ndërsa aktakuza është përfaqësuar nga prokurori Dorijan Juniku.

Të ngajshme

Si të ndihmoni trurin të përqendrohet?

Yllka Gashi

“Ja pse e nënshkrova peticionin”, Rama tregon tri arsyet bazë

Yllka Gashi

E rëndë: Vritet në Ksamil 20-vjeçari nga Franca

Yllka Gashi