Telenews

“Duhet të ndryshojë, përndryshe do ta ketë vështirë”, vjen paralajmërimi për Viniciusin

Ish-futbollisti dhe analisti Álvaro Benito i ka dërguar një mesazh të qartë Vinicius Juniorit, duke kërkuar nga braziliani të përfshihet më shumë në lojën kolektive të Real Madridit, sidomos në fazën defensive.

Benito vlerëson se skuadra madrilene ka gjetur një ekuilibër të ri nën drejtimin e Jose Mourinhos dhe se tani mbetet të shihet se si do të përshtatet Vinicius pas rikthimit nga pezullimi.

“Për mua nuk është diçka e komplikuar. Është një futbollist i shkëlqyer, por ka një problem: në fazën defensive shkëputet nga loja gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes”, deklaroi Benito në emisionin “El Larguero”.

Ai theksoi se Vinicius duhet të kuptojë se edhe detyrat mbrojtëse janë pjesë e përgjegjësive të tij.

“Është një lojtar me fizik të jashtëzakonshëm. Duhet vetëm ta ndryshojë atë pjesë të mendësisë që e shtyn të vrapojë vetëm përpara dhe të fillojë të vrapojë edhe prapa. Kjo do t’i bënte shumë mirë. Varet nga ai, por kam shumë dyshime nëse do t’ia dalë”, shtoi analisti.

Benito beson se konkurrenca duhet të jetë e barabartë për të gjithë futbollistët dhe se askush nuk duhet të ketë privilegje kur bëhet fjalë për detyrat defensive.

Të ngajshme

Shifra shqetësuese të dhunës në familje, raste të shumta raportohen brenda 24 orëve

Rrezarta Ramaj

I kanosi policët gjatë shqiptimit të tiketës, përfundon në mbajtje

Rrezarta Ramaj

Arrestohet një person në Pejë nën dyshimin për ngacmim seksual

Rrezarta Ramaj