Telenews

DUKAGJINI SHËNON FITORE TË MADHE NDAJ PRISHTINËS, AFËR MBETJA NË ELITË PA BARAZH

Kanë përfunduar ndeshjet e para të xhiros 32 në Superligën e Kosovës, në mes Gjilani – Ulpiana dhe Prishtina – Dukagjini.

Dukagjini ka arritur të marrë një pikë shumë të rëndësishme, pas fitores 1:0 ndaj kryeqytetasve.
Tri pikë që vlejnë shumë në luftën për t`i ikur barazhit, shkruan lajmi.net.
Heroi i ekipit mysafirë ishte Ahmeti i cili shënoi në minutën e 72` nga pika e bardhë.
Kështu Dukagjini ka marrë tri pikë tejet të mëdha, që e pozicionon ekipin nga Klina në vendin e gjashtë me 42 pikë, ndërsa Prishtina qëndron në vendin e pestë me pikë të njëjta.
Ndeshja tjetër në mes Ulpianës dhe Gjilanit ka përfunduar me fitore të thellë të mysafirëve 4:0.
Protagonist në këtë ndeshje ishte Progni i cili shënoi tri gola ndërsa golin tjetër e shënoi Krasniqi.
Kështu Ulpiana me këtë humbje mbetet në vendin e nëntë, ndërsa Gjilani ngjitet në pozitën e dytë me 58 pikë gjithsej.

Të ngajshme

Ronaldo mund të rikthehet në Serie A, klubi italian shumë i interesuar për të

KushtrimGuraj

Ylli i PSG-së mund të nënshkruajë me Atletico Madridin

Valjeta Turkaj

Barcelona refuzon një ofertë prej 30 milionë euro për Marc Casadon

Valjeta Turkaj