Telenews

“Dukagjini” sjell Kolanën “Magnum Opus”, e veçantë dhe në formë seti në Panairin e 24-t të Librit në Prishtinë

Në stendën e Shtëpisë Botuese “Dukagjini”, në Panairin e 24-t të Librit në Prishtinë mund të merrni librat nga kolana “Magnum Opus”, veçantë por dhe bashkë në formë seti të përgatitur vetëm për ju lexues e lexuese të botimeve “Dukagjini”.

Kjo seri, e cila nuk ndjek ndonjë parim kronologjik a zhanror, përbëhet nga disa prej librave më të lexuar të të gjitha kohëve, përzgjedhja e të cilëve është bërë në bazë të shijes së lexuesve.

“Ferma e kafshëve” nga George Orwell, “Princi”, nga Niccolò Machiavelli, “Princi i vogël”, nga Antoine de Saint-Exupéry dhe Meditimet” nga Marcus Aurelius ju presin në radhën e botimeve të “Dukagjinit”.

Panairi i Librit, është mundësi e mirë për diskutime e shkëmbime idesh mbi librat, andaj shfrytëzojini mirë ditët e fundit dhe përfitoni nga ofertat e Dukagjinit që vijnë si të tilla për Panairin e 24-t të Librit në Prishtinë.

source

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani