Telenews

Duncan: Menduam se Thaçi s’mund t’i bindte ushtarët për marrëveshjen e çarmatimit

Ish-këshilltari i gjeneralit Wesley Clark, John Stewart Duncan, gjatë dëshmisë së tij në Hagë, tha se ai dhe eprorët e tij kishin bindje se ish-presidenti Hashim Thaçi nuk do të mund t’i bindte ushtarët e UÇK-së për nënshkrimin e marrëveshjes të çarmatimit.

Tutje ai tha se UÇK-në e ka quajtur si ushtria e atyre që s’kishin asgjë.

“Ne e quanim atë ushtria e atyre që nuk kishin asgjë, ky ishte termi që e kam përdorur në atë kohë, dhe kur kam shkuar në terren, kam parë njerëz me jetë normale, njerëz civilë, doktorë, njerëz që kishin lënë punën dhe kishin marrë armët, aspiratat e tyre nuk ishin të njëjta, dhe kur negocion me këta njerëz, duhet të kuptosh se cili është synimi i tyre, si kanë arritur në këtë pikë, çfarë faktorësh i shtyu të shndërrohen në atë pikë, cilat janë interesat e tyre? Motivi nuk ishte i njëjtë”.

“Problem tjetër i madh ishe udhëheqësia e UÇK-së, siç personifikohet nga Hashim Thaçi, mund të mos ishte në gjendje që t’i bindte ushtarët e UÇK-së, dhe ne nuk ishim të bindur që kjo mund të ndodhte. Po të ishim të bindur se kjo mund të ndodhte, do të shkonim te udhëheqja politike e UÇK-së dhe do të thoshim se kemi nevojë për një marrëveshje të çarmatosjes”, tha Duncan.

 

Të ngajshme

Polici serb i Kosovës i referohet shtetit “Kosova Metohija” në profilin e tij

KushtrimGuraj

Nga kjo e dielë do të flemë një orë më shumë, po kalojmë në orën e dimrit

KushtrimGuraj

Koalicioni i Tahirit me VV-në, Abdixhiku del edhe me një paralajmërim

KushtrimGuraj