Telenews

Duolingo prezanton 148 kurse të reja gjuhësore të zhvilluara me ndihmën e inteligjencës artificiale

duolingo-prezanton-148-kurse-te-reja-gjuhesore-te-zhvilluara-me-ndihmen-e-inteligjences-artificiale

Duolingo ka prezantuar 148 kurse të reja gjuhësore të zhvilluara me ndihmën e inteligjencës artificiale, njoftoi kompania.

Me këtë veprim, Duolingo ka dyfishuar numrin e kurseve të disponueshme dhe, siç shkruan Tech Crunch, kompania po përballet me kritika nga përdoruesit për njoftimin se do të zëvendësojë shumë punonjës me kohë të pjesshme me inteligjencë artificiale, transmeton Telegrafi.

Kompania njoftoi se një përparim i tillë nuk do të ishte i mundur pa investime në inteligjencën artificiale dhe automatizimin, të cilat mundësojnë krijimin e përmbajtjes me shpejtësi të lartë dhe me standarde të larta cilësie.

“Zhvillimi i 100 kurseve tona të para zgjati rreth 12 vjet dhe tani, në rreth një vit, kemi arritur të krijojmë dhe lansojmë pothuajse 150 kurse të reja. Ky është një shembull i shkëlqyer se si inteligjenca artificiale gjeneruese mund t’u sjellë dobi drejtpërdrejt përdoruesve tanë”, tha kompania në faqen e saj të internetit.

Duolingo është një kompani amerikane e teknologjisë arsimore që zhvillon aplikacione mësimore dhe ofron certifikime gjuhësore.

Kompania ofron kurse në deri në 43 gjuhë, duke përfshirë ato më të njohurat, si anglishtja, frëngjishtja dhe spanjishtja.

Të ngajshme

Facebook heq faqen që ngacmonte agjentët e ICE në Çikago, pas kërkesës së Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së

Valjeta Turkaj

Toyota dëshiron të krijojë “dronë shoqërues” për makinat në terrene të vështira

KushtrimGuraj

Meta zgjeron përkthimin me Al, shton dy gjuhë të reja

KushtrimGuraj