Dy asamblistë të Kuvendit Komunal të Prishtinës, Berat Lahu dhe Edmond Azemi, kanë vendosur të tërhiqen nga grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të pozicionohen si të pavarur.
Ky vendim u mor para fillimit të seancës së sotme të Kuvendit të Komunës së Prishtinës.
Pas kësaj lëvizjeje, Lëvizja Vetëvendosje mbetet me 15 asamblistë në Kuvendin Komunal të Prishtinës.