Telenews

Dy autoblinda të Policisë aksidentohen në afërsi të Ujmanit

Dy autoblinda të Policisë së Kosovës të tipit “Hummer” janë aksidentuar në afërsi të Ujmanit, ndërsa nuk ka të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në veri, Branislav Radoviq.

“Ka qenë një aksident trafiku me dëme materiale, në afërsi të Gazivodës ku janë përfshirë dy automjete të Policisë së Kosovës të tipit ‘Hummer’. Nuk ka të lënduar, drejtuesit e mjeteve janë testuar për alkool. Siç njofton Inspektorati, në frymëmarrjen e tyre është gjetur 0.00 promil alkool. Ata po ndiqen me procedurë të rregullt”, tha ai.

Të ngajshme

27 vjet nga bombardimet e NATO-s në Serbi, Spiropali: Në shërbim të jetës, forca nuk është kërcënim por detyrë

Valjeta Turkaj

Epopeja e Dukagjinit, Haxhiu: Gllogjani u rrethua me qëllimin që të shuhet një vatër e rezistencës sonë

Valjeta Turkaj

Zgjedhja e zgjuar për sot dhe investimi i mirë për nesër në Kompleksin Linda

Valjeta Turkaj