Telenews

Dy bombardues rusë fluturojnë në afërsi të Alaskës

 

 

Rusia tha të mërkurën se dy bombardues të saj strategjikë, Tu-95MC, fluturuan mbi ujërat pranë shtetit amerikan, Alaskë, por shtoi se ata qëndruan brenda hapësirës ndërkombëtare.

Tu-95, të njohur si arinjtë nga NATO-ja, fluturuan për rreth 9 orë, të shoqëruar nga avionët luftarakë SU-30SM. Ata fluturuan mbi Detin Bering, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, raporton REL.

“Fluturimi u krye në përputhje të plotë me rregullat ndërkombëtare për përdorimin e hapësirës ajrore”, tha gjenerali Sergei Jobylash, komandant i aviacionit rus.

Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut (NORDA) tha se i ka vërejtur katër avionë luftarakë rusë duke fluturuar në Zonën e Identifikimit të Mbrojtës Ajrore të Alaskës (ADIZ).

“Avioni rus qëndroi brenda hapësirës ajrore ndërkombëtare dhe nuk u fut në hapësirën sovrane amerikane apo kanadeze”, tha NORAD në një komunikatë.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, më 2007 e riktheu praktikën e epokës sovjetike për të dërguar bombardues strategjik rregullisht për patrullim përtej kufijve të Rusisë.

Të ngajshme

Bie sistemi policisë maqedonase, kolona të gjata në kufirin me Kosovën

Erzana Fazliu

“Policia nuk u krijua sot” – Ramadani: Dihet kush e ka poshtëruar dhe kush e ka ndërtuar

Erzana Fazliu

Sindikata ngre alarm: Shkollat do të mbesin pa mësimdhënës

Valjeta Turkaj