Telenews

Dy ditë para zgjedhjeve, Osmani organizon pritje për mërgimtarët

Presidentja Vjosa Osmani do të takohet sot me mërgimtarët që tanimë kanë ardhur në Kosovës.

Osmani vendosi që dy ditë para zgjedhjeve, t’i mirëpres ata e t’i gostisë me një pritje të organizuar nga ora 18:00 në Emerald.

Sipas njoftimit të Presidencës, kjo pritje organizohet ‘në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje për kontributin e vazhdueshëm të mërgatës në zhvillimin dhe forcimin e shtetit të Kosovës’.

Presidenca ka bërë të ditur se mbrëmja do t’i kushtohet veçanërisht rolit të mërgatës në luftën për liri, në procesin e shtet ndërtimit dhe në zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 7 mars

Rrezarta Ramaj

Dështimi për presidentin në ballinat e mediave të huaja: Zgjedhjet e treta brenda një viti

KushtrimGuraj

Kaplohet nga zjarri një stallë në Madanaj të Gjakovës, s’kishte bagëti brenda

KushtrimGuraj