Katër persona kanë vdekur pas një përplasjeje në ajër mes dy helikopterëve në afërsi Seaworld në Bregun e Artë të Australisë.
Policia e Queensland thotë se hetimet fillestare tregojnë se përplasja ka ndodhur teksa njëri po ngrihej dhe tjetri po zbriste, raporton BBC.
Personat që vdiqën po udhëtonin me të njëjtin helikopter. Ndërsa, tre pasagjerë të tjerë janë në gjendje kritike
Pesë nga gjashtë personat në helikopterin tjetër, i cili bëri një ulje emergjente, pësuan lëndime të lehta.
Byroja Australiane e Sigurisë së Transportit (ATSB) po heton përplasjen, e cila ndodhi rreth orës 14:00 me orën lokale.
Dy helikopterët u rrëzuan pranë një brezi turistik të njohur si Main Beach, rreth 75 kilometra në jug të Brisbane.

