Moderatorja dhe modelja, Erjola Doçit ka disa javë që është cak I mediave rozë.
Kjo pasi ajo ka dhënë një deklaratë që ka bërë bujë në media sociale në lidhje me shpenzimet që ajo bënë për mirëmbajtjen e fytyrës.
Mirëpo këtë gjë ajo e shpjeguar në “Tretuar” për të gjithë shikuesit dhe fansat e saj.
“Njerëzit kur të kanë parë dhe të kanë dëgjuar, kanë thënë: kjo goca me çfarë pune merret që harxhon dy mijë euro në muaj, kur në Shqipëri ka krizë, nuk po them që ti duhet të vuash krizën ekonomike të shumë familjeve shqiptare. Por po të hysh në profilin tënd që është një profil publik, ke një rrogë këtu në program.. por prapë njerëzit thonë çfarë pune bën kjo goca çfarë pune bën ose kush e mban që harxhon dy mijë euro në muaj”.
Moderatorja u përgjigj se të ardhurat i gjen nga puna e saj, familja, por dhe bashkëpunimet në rrjetet sociale.
“E para më mban Erjola (vetja), familja. E dyta, shkon një kosto aq, herë me bashkëpunime, herë pa bashkëpunime. Na bën tag-u dy mijë dhe e lemë me kaq, se unë nuk konsumohem shumë si imazh”.
Ndryshe, Eriola po vazhdon punën si moderator.