Telenews

Dy muaj pas lindjes, Dafina Zeqiri duket në top formë

dy-muaj-pas-lindjes,-dafina-zeqiri-duket-ne-top-forme

Këngëtarja e njohur shqiptare Dafina Zeqiri po shijon një nga periudhat më të bukura të jetës së saj – atë të të qenit nënë.

Vetëm pak muaj më parë, ajo dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, mirëpritën në jetë djalin e tyre të parë, të cilit i kanë vendosur emrin Daskan.


Pas një periudhe të shkurtër pushimi nga jeta publike, Dafina është rikthyer sërish aktive në rrjete sociale.

 Foto: Instagram

Në një video të publikuar në TikTok, këngëtarja ka treguar pamjen e saj aktuale, vetëm dy muaj pas lindjes, duke i mahnitur ndjekësit me linjat e saj trupore dhe energjinë pozitive.

E veshur me stilin e saj karakteristik dhe plot vetëbesim, Dafina duket në top formë, sikur të mos kishte kaluar aspak një shtatzëni.

Komentet e ndjekësve kanë qenë të shumta dhe plot admirim, me komplimente për përkushtimin dhe shkëlqimin e saj.

Artistja, e njohur për stilin e veçantë, origjinalitetin dhe mënyrën si promovon forcën femërore, po e ndan me fansat e saj gëzimin dhe ndryshimet që ka sjellë mëmësia, duke dëshmuar se balanca mes karrierës dhe jetës familjare është e mundur kur ka dashuri dhe përkushtim.

Të ngajshme

Angelina Jolie kërkon më shumë se 26 mijë euro nga Brad Pitt, flet për divorcin: Ishin ngjarje të vështira

Valjeta Turkaj

Selena Gomez zbulon se dëshiron të përmbushë rolin e saj si nënë: Shpresoj të bëhem një ditë

Valjeta Turkaj

Akuzat e rënda për Getinjon, Vivien Thano: Isha në një periudhë të errët, rashë në një gropë

KushtrimGuraj