Telenews

Dy muaj të tjerë paraburgim për personin që dyshohet se vrau shtetasen argjentinase në Fushë Kosovë

E.N sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë do të qëndrojë në paraburgim edhe për dy muaj shtesë.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.N, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit E.N, i është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy)muaj”, ka thënë zëdhënësja.

Shtetasja argjentianse, Maria Clara Udangaray, ka vdekur në Fushë Kosovë më 2 gusht. Autoritetet kishin arritur ta arrestonin E.N me shtetësi zvicerane si të dyshuar për rastin.

Ndërkohë që kufoma e argjentinases ende gjendet në Kosovë dhe s’është dërguar ende tek familja në Argjentinë. Familja e Udangaray ka bërë edhe një apel publik për t’iu ndihmuar me grumbullim të fondeve për ta bërë të mundur transportin e kufomës nga Kosova në Argjentinë.

Se kufoma gjendet ende në Kosovë, e ka konfirmuar për Gazetën Express Bergita Curri nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.. Informacione të reja lidhur me rastin thotë se s’kanë.

“Trupi i të ndjerës M.C.U, shtetase e Argjentinës, ende është në morgun e IML-së dhe nuk kemi informacione të reja lidhur me rastin”, ka deklaruar Curri.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj