Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, do ta pres në Trepçën ’89 në Suharekë ndërsa Gjilani e pret Drenicën.
Skuadra e Ilir Dajës pritet që luftën për titull ta vazhdoj edhe kundër mitrovicasve, të cilët kanë 5 pikë më pak se lideri, Drita.
Një tjetër ndeshje shumë interesante do të zhvillohet në Gjilanit, aty ku Gjilani e pret Drenicën.
Gjilani ka 18 pikë në vendin e katërt, kurse Drenica është e gjashta me 12 pikë.

