Dejona Mihali është duke u përgjigjur në të gjitha pyetjet e Prokurorisë rreth pretendimeve të Prokurorisë për përfshirjen e saj në raste korruptive.
Aktualisht, atë janë duke e intervistuar dy prokurorët Ilir Morina dhe Fikrije Krasniqi dhe një hetues policor i Departamentit Kundër-Korrupsionit.
Intervista ritet të zgjasë disa orë.
Ajo po merret në pyetje për dy raste të korrupsionit, raporton Paparaci.
Mihali, konkretisht është ftuar të pyetet për rastet e ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi dhe kryeshefit aktual të “Ibër-Lepencit”, Faruk Mujka. Të dy këto raste janë nën hetim nga Specialja.
Burime të Paparacit kanë thënë se Mihali ka dijeni për tenderët milionësh në KEK për të cilët është nën hetim Nagip Krasniqi, si dhe për rastin e keqpërdorimit të detyrës për të cilin po hetohet Faruk Mujka.
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi ndodhet nën hetime për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, në një rast që ndërlidhet me dyshimet për dallaveret me tenderë publikë.
Në muajin gusht, ndaj Krasniqit është ngritur një aktakuzë për një rast tjetër të keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Ai rast ka të bëjë me shit-blerjen e energjisë. Rasti për të cilin po hetohet ai aktualisht, është i ndarë nga tregtia me energji.
Edhe Faruk Mujka, aktualisht kryeshef i ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenc” dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Mujka, i arrestuar në korrik të vitit të kaluar, dyshohet se e ke keqpërdorur detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore.
Dejona Mihali do duhej të intervistohej të premten në cilësinë e dëshmitares në Speciale, bazuar në një ftesë të Prokurorisë por ajo e refuzoi atë ftesë, raportoi Paparaci të premten e javës së shkuar.

