Telenews

Dy qytetarë gjejnë 10 mijë e 50 euro të humbura, i dorëzojnë në polici

Policia e Kosovës ka njoftuar se  dy qytetarë kanë kthyer 10 mijë e 50 euro, pas një raportimi të bërë nga një qytetar më 10 janar 2026, që kishte humbur ato para.

Sipas raportimit, qytetari kishte humbur paratë në një lokal në Rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Pejë.

Pas disa ditësh, më 13 janar 2026, dy qytetarë nga Peja kanë dorëzuar shumën e gjetur të cilën e kishin gjetur në të njëjtin lokal.

Policia ka kontaktuar menjëherë personin që kishte humbur paratë, i cili është paraqitur në Stacionin Policor për të marrë shumën e tij të humbur.

Pas hetimeve të nevojshme dhe koordinimit me Prokurorinë e Shtetit, Policia ka kthyer paratë te pronari i tyre.

Të ngajshme

Avdullah Hoti kërkon përgjegjësi dhe lidership të ri në LDK, përfshirë dorëheqjen e Lumir Abdixhikut

KushtrimGuraj

28 vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident në Slloveni

KushtrimGuraj

Mos e humbisni ofertën e janarit në Grand Blue Fafa Resort!

Valjeta Turkaj